Apple Inc ka siguruar një leje për të testuar automjete autonome në Kaliforni, ka treguar Departamenti Amerikan i Automjeteve të premten.

Apple me këtë i bashkohet listës së prodhuesve tradicional të veturave në Kaliforni, të cilët pritet të sjellin makinat që ecin vetë.

Kompanitë që kanë siguruar leje për këtë përfshijnë Google, Ford, Volkswagen, Daimler, Tesla Motors dhe General Motors.

Shumë kompani kanë thënë se veturat e para do të lançohen në vitin 2020 por disa ekspertë besojnë se do të duhet më shumë kohë që kjo të ndodh.

Shefi Ekzekutiv i Apple Tim Cook pati thënë se Apple po dëshiron të shkojë përtej integrimit të celularëve të Apple në sisteme të automjeteve.

Pas këtij lajmi, në internet filluan të dilnin raporte se Apple ka në plan të prodhojë makinën vetë-lëvizëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb