Kompania Apple po prodhon sensorë me të cilët do të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të ndihmojë në mjekimin e diabetit, transmeton CNBC.

Bëhet fjalë për sensorë optikë, prodhimi i të cilëve sipas mendimit të shkencëtarëve konsiderohet si sfida më e vështirë teknike.

Prodhimi i sensorëve është ide e themeluesit dhe ish-drejtorit të Apple, Steve Jobs.

Shumë kompani shëndetësore deri më tani kanë provuar të krijojnë një pajisje të tillë me të cilën do të kontrollonin nivelin e glukozës në gjak, dhe jo në lëkurën e trupit, por që nuk kishin pasur sukses.

Sipas mediave, Apple tashmë po teston sensorët në qendrat e klinikave në gjithë rajonin Bay Area në San Francisko.

Në këtë projekt do të investohen disa miliarda dollarë, por që do të ishte shpëtim për miliona të prekur nga diabeti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: