SHBA- Kompania “Apple” publikoi zyrtarisht orën e saj të zgjuar “Apple Watch” me shpresën për ta nxjerrë në treg, ku disa prej konkurrenteve të saj janë tashmë të pranishme.

Kjo orë e zgjuar, pronari i së cilës do të mund të personalizojë ekranin e prekshëm do të ketë disa funksione, të kontrollojë aktivitetin e tij fizik, të marrë mesazhe, të marrë dhe të bëjë thirrje telefonike. Ajo është e pajisur me një mikrofon që do t’i mundësojë gjithashtu pronarit të përdorë pajisjen e diktuar vokale “Siri”.

“Çdo javë ajo do të bëjë një bilanc të aktiviteteve fizike të pronarit të saj”, u bw e ditur gjatë një prezantimi në San Francisco. Ajo do të japë gjithashtu edhe orën. “Apple Watch” do të jetë në tre modele si “Apple Watch”, “Apple Watch Sport”, modeli sportiv dhe “Apple Watch Edition”, versioni luksoz.

“Apple Watch” do të kushtojë nga 549 deri në 2048 dollarë për modelin 38 milimetra dhe 599 deri në 1099 dollarë për versionin 42 mm. “Watch Sport” do kushtojë nga 349 deri në 399 dollarë.

Ajo do të jetë e disponueshme më 24 prill në nëntë vende: Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Britani e Madhe dhe SHBA.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: