Kupa e Amerikës së Jugut nga edicioni i vitit 2019 do ketë 16 skuadra pjesëmarrëse. “Conmebol” ka aprovuar reformën aq të pritur e cila u hodh si hipotezë vetëm pak muaj më parë.

Në kompeticion të sigurta janë 10 skuadra amerikano-jugore, ndërsa 6 vendet e tjera do plotësohen nga ftesa të veçanta ku ekipet e Europës si Italia, Franca, Spanja dhe Portugalia do jenë primare. Pa përfaqësues nuk mbesin Amerika Qendrore dhe Azia të cilët me shumë mundësi do dërgojnë në Brazil 1 ekip të kontinentit.

Sipas asaj që raporton ‘GloboEsporte’, edicioni i 2019 do të jetë i fundit sa i përket viteve të çrregullta. Brenda vitit 2020 do të zhvillohet një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që nga ai moment e tutje, ky kompeticion do të zhvillohet një herë çdo katër vite. Zgjerimi i këtij turneu bëhet për arsye financiare, sikurse ndodhi ndryshimi në Kupën e Botës, që nga 32 ekipe, do të marrin pjesë 48. Formula e re e Copa America parashikon në fakt një turne me 10 anëtarë nga Amerika Jugore: Brazil, Argjentinë, Uruguai, Paraguai, Kili, Perù, Bolivi, Kolombi, Ekuador dhe Venezuela. Gjashtë skuadrat e tjera do të vijnë nga Europa, Azia dhe Amerika Qendrore.
messi-argentina-copa-america_3321871-653x380
Është e mundshme edhe prezenca e ndonjë anëtari nga “Concacaf”, që kanë marrë pjesë historikisht në këtë kompeticion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: