Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aqif Rakipi përplas këmbësorin, policia jep detajet e para për ngjarjen e rëndë

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbjelljen e kanabisit dhe ceshtjen Came./r/n/r/nPDIU Lawmaker Aqif Rakipi, speaks during a parliamentary session, where is discussed about the planting of cannabis and Cam issue.

TIRANE- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, ku deputeti i PDIU Aqif Rakipi ka përplasur me makinë një 53-vjeçar.

Policia e Tiranës, teksa jep detaje mbi ngjarjen, sqaron se rreth orës 04:41, janë njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A.R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në Komisariat.

Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

Në k♪7to kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.