Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Arben Mevlani tregon kafen me “krushkun” Berisha: Armina i dha rrugë vetë kësaj pune (Video)

Mevlani

TIRANË- Spikeri i lajmeve, Arben Mevlani njëherësh babai i blogeres Armina Mevlani, i ftuar në emisionin “Rudina” ka ndarë me publikun disa të vërteta të pathëna më parë, për veten, familjen dhe vajzën e tij.

Duke treguar për marrëdhënien e veçantë që ka me Arminën, ai u ndal të komentojë edhe lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Ndërsa e quajti “krushk” ish-kryeministrin ai rrëfeu se kanë pirë bashkë një kafe për tu njohur, por ndryshe nga tradita, shtoi se çifti kanë zgjedhur të bashkëjetojnë dhe për këtë duket se kanë bekimin e të dyja familjeve.

Mevlani tregoi edhe për herën e parë kur doli në tv në vitin 1997-të, fare rastësisht siç tha ai, për të mos u larguar më kurrë që aty. “Ishte gjendja shumë e vështirë dhe mu kërkua të hy në studio se spikeri nuk ishte ardhur. Unë punoja në radio dhe s’kisha veshjen e duhur. Dikush më dha një këmishë, dikush një kollare dhe ashtu hyra në studio”,- kujton ai.

Ai foli edhe për marrëdhënien me të shoqen, si dhe arsyen pse kanë vetëm një fëmijë, blogeren e njohur Armina Mevlanin. “Moza fillimisht ka punuar si balerinë edhe vetë puna nuk i pranonte lindjet, mund ta them edhe neglizhencë, por edhe Armina ka qënë xheloze, edhe sot po ta pyesësh jam ok thotë”.

Kujt i ka ngjarë më shumë Armina?
Arben Mevlani: Nga të dy

Çfarë ka marrë nga ty?
Arben Mevlani: Ashtu si unë ka një pasion të fshehtë që të bëhet aktore, këtë them e ka marrë nga mua. Është me humor është e çiltër

Sa vite bëni të martuar?
Arben Mevlani Ne jemi njohur në vitin ‘86, jemi njohur në punë

Kur erdhi Armina?
Arben Mevlani: Armina ka ardhur në vitin ‘91

Je i gëzuar për famën e saj?
Arben Mevlani: Ajo ka një natyrë këmbëngulëse, këtu i ka ngjarë Mozës. Marrëdhëniet me të i kam si shok e shoqe. Nuk e kam penguar asnjëherë, e kemi mbështetur të dy. Unë e di që ajo është me këmbë në tokë, atë që do e realizon.

Po për veshjen të këshillon Armina?
Arben Mevlani: Tek mua ka pasur besim, nuk është nga ato që nuk më vëzhgon.

Armina ka marrë një propozim në studio nga partneri i saj, do jë jeni krushqi me familjen Berisha do zyrtarizohet lidhja shumë shpejt, apo jo?
Arben Mevlani: Ashtu i bie

Një koment tuajin për këtë moment?
Arben Mevlani: Në fillim më ka ardhur e papritur kur ma tha, nuk më shkonte në mendje me thënë të vërtetën, një figurë e njohur si Sali Berisha…dhe e zgjodhi vetë, i dha rrugë vetë kësaj pune.

Nuk e di nëse i keni pirë kafet, siç është ajo tradita jonë…nëse e keni respektuar
Arben Mevlani: Nuk jam shumë i traditës, por e kemi pirë një kafe, jemi takuar, kemi pasur një mbledhje të përbashkët.

E po normale…
Arben Mevlani: Po flas për krushkun…

Po, për zotin Berisha, Po krushq jeni tani…
Arben Mevlani: S’mund të them krushk por drejt asaj rruge jemi. Kjo rinia e sotme bashkëjetojnë, nuk janë si ne, që të pijnë kafe e të vënë unaza.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.