Ish-­deputeti i PS­-së, Arben Ndoka me anë të një statusi në rrjetin social “facebook” i është përgjigjur ish-­kryeministrit Berisha në lidhje me akuzat e këtij të fundit se në Lezhë ndodhej një magazinë e tij e mbushur me drogë. Pas njoftimit të Policisë se nuk kishte asgjë në Lezhë, Ndoka i është përgjigjur Berishës duke thënë se kriza e tij mendore ka sëmurë edhe zëdhënësen e tij.

Statusi i Arben Ndokës:
Sali, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore. E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, edhe “Erla” jote dixhitale. Përgëzime për fantazinë e shfrenuar ne ngarkimin tim. Ti je mësuar të fabrikosh. Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lul mashtruesin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori. Le të hetojnë ata. Trafikantët më me eksperiencë i ke në familjen dhe ne gjirin tënd! Ke Lulin mjeshtër te kontrollit për trafikun ndërkombëtar te drogës!

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb