Gazetari Arian Çani, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares, Eni Vasili në “News24”, bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ka informacione, që dëshira e kësaj qeverie është që Shqipërinë ta menaxhojë Turqia.

“Kam informacione, që dëshira e kësaj qeverie është që Shqipërinë ta menaxhojë Turqia. Deri sa ne të zhvillohemi pak atëherë do ta marrë në dorë Europa. Bota nuk është vizatuar akoma, përderisa vjen një amerikan i administratës së vjetër, nuk ka ardhur një i administratës Trump. Pse nuk bënë paketë Yee, por risollën atë të McAllister,” tha Çani.

Në replikë me të kryeredaktori i Panorama, Robert Rakipllari tha se kjo analizë nuk qëndron.

Teza e Çanit është kundërshtuar edhe nga Ervin Iljazaj, drejtor i MAPO-s, i cili tha se një gjë e tillë as nuk duhet t’i shkojë në mendje, pasi është SHBA-ja ajo që merret me rajonin. “Po si të shkon në mendje kjo, është SHBA-ja që e ka marrë përsipër rajonin,” tha Iljazaj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: