Fansat e saj në rrjetet sociale e urojnë me një hashtag dedikuar asaj, #HappyBirthdayAriana Grande dhe urimet më të mira’ ’Gëzuar Ditëlindjen Mbretëreshë’, ‘Gëzuar bukuroshe’ dhe plot urime të tjera…’ por ajo, Ariana Grande, që sot feston 24 vjetorin, preferon të mbajë një profil më të tërhequr për ditëlindjen e saj, pas atentatin në Manchester Arena.

E lindur në 26 qershor 1993 në Boca Raton, në Florida, ajo ka filluar karrierën e saj shumë shpejt, në fillim në teatër, më pas në televizion ku u bë e famshme mes të rinjve me dy serialet televizive ‘Victorious’ në 2010 dhe ‘Sam & Cat’ në 2013. Pak më vonë Ariana shpërtheu në muzikë.

Në albumet e publikuara në vitet e fundit, kujtojmë ‘Yours Truly’ në 2013, në vitin 2014 ‘My Everithing’, me 4.5 milion kopje të shitura në pak vite.

Gjithashtu Ariana ka fituar tre American Music Awards dhe katër nomination për Grammy.

Ariana ka qenë promotore e koncertit ‘One love Manchester’, në kujtim të viktimave ku morën pjesë edhe shumë këngëtare të tjerë të njohur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: