BRITANI E MADHE – Tashmë kemi raportuar se Ariana Grande është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmit terrorist në koncertin e saj në Mançester.
Këngëtarja është shprehur e dëshpëruar në postimin e parë në rrjetet sociale, pas shpërthimit që la të vdekur 22 njerëz dhe 59 të plagosur, ndërsa në mesin e të vdekurve shumica janë të moshave të reja.

Një vajzë tetëvjeçare dhe disa fëmijë të tjerë nën moshën 16 vjeçare janë ndër viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm. Këngëtarja ka vendosur ta anulojë turneun evropian dhe është kthyer në vendlindjen e saj, ndërsa në media janë publikuar fotografitë e para të arritjes së saj atje.

Në Boca Raton të Floridës nga i dashur i saj, Mac Miller, ndërsa nga imazhet kuptohet pikëllimi dhe nevoja për mbështetje e Arianas edhe në momentet kur e puth të dashurin. Njëherësh, këto fotografi dëshmojnë atë që është raportuar se këngëtarja nuk ka pësuar lëndime fizike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb