Për gjithë të apasionuarit pas make-up-it, një surprizë e madhe po vjen. Në tetor, në Shqipëri do të vijë Ariel Tejada, grimieri i preferuar i familjes Kardashians dhe Jenners si dhe i shumë yjeve të tjera në Hollywood. Tejada do të vijë në vendin tonë për të mbajtur një event sa special aq edhe të veçantë në llojin e tij. Grimieri i preferuar i familjes Kardashian do të sjellë për herë të parë në Shqipëri masterclass-in më të madh të make-up-it profesional.

Falë Agnesa Hadërgjonajt dhe Ketrina Jarazit, grimieri Tejada do të sjellë artin e tij edhe në Shqipëri.

Kujtojmë që ky është masterclass-i i tretë që Tejada organizon në Europë, pas Amsterdamit dhe Londrës që kanë prekur suksesin.

Do të na duhet të presim tetorin për të parë sesi Agnesa dhe Ketrina kanë ideuar ardhjen e tij në vendin tonë.

Ariel Tejada është i besuari i familjes së njohur Kardashian për imazhin e tyre. Make-up artisti numëron më shumë se 1 milion ndjekës në instagram dhe është kthyer në kuratorin e imazhit edhe të shumë personazheve të tjerë të njohur botëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: