TIRANE – Arjon Muça në një lidhje të re? Të paktën këtë kemi arritur të kuptojmë nga një postim i tij i fundit në Instagram. Edhe pse është treguar paksa i kursyer, fytyrën vajzës nuk ia shikojmë dot, gjithashtu përshkrimi shumë i thjeshtë krahas foto në të cilën tregohet thjesht vendodhja ku është shkrepur fotoja, na mjaftojnë për të hedhur dyshime se ish- banori i Big Brother është në një lidhje të re.

Untitled-1

Arjon Muça ka qenë konkurrent i “Big Brother”, e megjithatë fama e tij zgjati përtej këtij spektakli. Ai vazhdoi karrierën në televizion si moderator i disa emisioneve të modës, tani është në një emision radiofonik në “NRG Radio” shkruan Class.

Pas ndarjes së tij me moderatoren Viola Spiro, emri i tij është lakuar shumë pak për romanca të tjera, edhe pse nuk vëmë në dyshim që ka pasur. Kësaj rradhe duket se ka vendosur të tregojë se është në një lidhje të re, por vetëm kaq.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: