TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi të premten një marrëveshje me Arkivin Qëndror të Filmit për Dixhitalizimin e të gjitha materialeve në format filmi, që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, një pjesë e tyre nuk janë parë kurrë.

“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Për këtë arsye falenderoj në mënyrë të veçantë drejtoreshën e Arkivit Qëndror të Filmit Elvira Diamanti, e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëherëshme kërkesës tonë për të dixhitalizuar”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.

Drejtoresha e Arlkivit Qëndor të Filmit, Elvira Diamanti, u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore që kanë në arkivat e tyre materiale filmike t’i dixhitalizojnë pranë institucionit të vetëm që ka mundësi, që është AQSHF.

Dixhitalizimi do të përfshijë 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish Arkivi i PPSH-së. Procesi i dixhitalizimit pritet të zgjasë për gjashtë muaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb