Enea Jorgji i ka mbijetuar furtunës së krijuar falë drejtimit absurd në ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut. Me sa duket, bëmat e asaj sfide nuk kanë cenuar statusin e tij si një arbitër ndërkombëtar, ndryshe nga sa u ndodhi Lorenc Jeminit dhe Andi Koçit të cilëve iu hoq stema me propozim të FSHF-së.

Kjo shihet qartësisht nga fakti se UEFA e ka përfshirë gjyqtarin shqiptar në listën e atyre që do të drejtojnë në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Gjyqtari elbasanas do të drejtojë në Bjellorusi duelin e BATE Borisov me fituesen e çiftit Alashkert-Santa Koloma. Asistentët e tij do të jenë Ermal Barushi dhe Ridigert Çokaj, ndërsa Kridens Meta do të jetë gjyqtar i katërt.

Pavarësisht gafave të shumta që bëjnë në Kategorinë Superiore, gjyqtarët shqiptarë kur dalin jashtë kufijve marrin vlerësime pozitive dhe nuk janë shquar për ndonjë gabim të rëndë në të kaluarën. Falë drejtimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Enea Jorgji u ngjit në kategorinë e dytë të gjyqtarëve nga FIFA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: