ELBASAN- Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve, kanë arrestuar 4 efektivë të burgjeve.

Arrestimi i tyre ka lidhje me ngjarjen e 7 prillit të këtij viti në Elbasan, ku pas një sherri me armë në dalje të qytetit mbetën të plagosur 3 persona. Ata përfunduan në spitalin e Elbasanit, ku dyshohet se policët e burgjeve u kanë futur sende të kundraligjshme.

Sipas të dhënave zyrtare janë ndaluar shtetasit:
Viktor Kalemi, 49 vjeç;
Gëzim Muka, 44 vjeç;
Adriatik Allushi, 56 vjeç;
Pali Bushgjokaj, 56 vjeç.

Të katërt këta persona janë banues në Tiranë, me detyrë efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë.

Sipas policisë ata duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.
Këta shtetas, u ndaluan pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

NGJARJA
Tre persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një restorant në dalje të Elbasanit pasditen e 7 prillit rreth orës 14:30. Bëhet fjalë për një sherr midis dy grupeve, fillimisht me fjalë dhe më pas me sende të forta deri në përdorimin e armëve.

Sipas policisë 4-5 persona u përfshinë në konflikt dhe tre janë plagosur, nga këta, 2 me armë zjarri dhe një me sende të forta.

I plagosur mbeti Alfred Gjini dhe Klevis Gjini të cilët ishin rezidentë në Agli dhe kishin vetëm pak kohë që ishin kthyer. I plagosuri i tretë është H. C. Konflikti dyshohet të ketë nisur midis Alfred Gjinit dhe H.C.

Pas ngjarjes u arrestuan Alfred Gjini, Emiljano Gjini dhe Klevis Gjini, të tre vëllezër, si edhe Hajdar Bako. Gjithashtu, është shpallur në kërkim Franc Corpja (Gegerly).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb