TIRANË- Një 32-vjeçar në kryeqytet ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke vjedhur.

Alket Sade u arrestua pasi tentoi të vidhte navigatorin dhe akksesorët e një automjeti.

Mjeti tip “Mercedes Benz” është në pronësi të shtetases me iniciale N.Sh. njofton policia.

Nga hetimet e policisë, doli se Sade është autori i vjedhjes së  navigatorit të mjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit Sh. B. një muaj më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb