KOSOVE– Policia e Kosovës ka arrestuar një nga shqiptarët më të kërkuar në Evropë. Në pranga ka rënë shqiptari nga Kosova Hime Lufaj, 32 vjeç, pasi ishte në kërkim nga Interpol që prej vitit 2009 me kërkesë të Austrisë.

Sipas medias austriake Orf.at 32-vjeçari akuzohet për disa vepra të rënda penale. Në prill të vitit 2009, 32-vjecari kishte sulmuar me thikë një polic në Währing, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda në trup duke i rrezikuar jetën.

Ndërsa më herët, në vitin 2006 gjatë një tentative plaçkitjeje në Hernals, shqiptari nga Kosova kishte vrarë me thikë një person. Duke qenë se Austria ende nuk ka të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën për ekstradim, ai do gjykohet në Prishtinë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: