TIRANË- Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje në kryeqytet.

Sipas policisë Preng Luka, banues në Tiranë mbrëmjen e dy ditëve më parë dyshohet se në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kryer vjedhjen me dhunë të një kjoske, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 24.000 lekë të reja.

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 04.01.2017, në rrugën Egnatia, ku në bashkëpunim me një person tjetër i ka marrë me forcë shtetasit M.D., telefonin e markës “Samsung” dhe orën e dorës të markës “Pateke-Filip”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: