Në aeroportin e Prishtinës ka arritur arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63 vjeçare.

Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, moment nga i cili ndodhej edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk, raporton Telegrafi.

Rexhepi, lindi më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Ishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.

Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb