Arsenali është fitues i Kupës FA, pasi ka mposhtur Chelsean në finale me rezultatin 2-1 në stadiumin ‘Wembley’. Dy skuadrat kanë dhuruar spektakël, ndërsa stadiumi ishte i stërmbushur me tifozë të dy ekipeve.

Arsenal kaloi në avantazh në minutën e 4’ me golin e Sanchez, por barazoi shifrat Diego Kosta ne minutën e 76’. Por pas 3 minutash Aaron Ramsey kalon në avantazh sërish ekipin e Arsenalit me golin e shënuar në minutën e 79’.
https://www.dailymotion.com/video/x5o4cc8_lkjhbbh_sport#tab_embed
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar emocionet e tij.

“Një emocion jashtëzakonisht i madh për të ngritur Kupën e famshme angleze dhe ne e bëmë këtë për herë të 13-të”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Screenshot011
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: