Boronica është e njohur që nga lashtësia për benefitet e saj në ushqim dhe në mjekësi. Ndër përfitimet kryesore të çajit të boronicës janë: lehtësimi i infeksioneve të traktit urinar, ndihma në çrregullimet me frymëmarrje, parandalimi i gurëve në veshkë dhe sëmundjeve ne bark.

Lëngu i boronicës është i pasur me antioksidant, me sasi të madhe të vitaminës C dhe acidit salicilik. Për shkak se nuk ka shumë kalori, është i këshillueshëm që të jetë pjesë përbërëse e dietës suaj. Përgjatë historisë boronica është e njohur edhe për përdorimin e saj në mjekësi për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Së fundmi, studimet kanë treguar se boronica ndihmon edhe në ruajtjen e dhëmbëve, pengon krijimin e baktereve duke ju ndihmuar që të ruani një shëndet të pasur oral.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb