TIRANE– Artan Lame është rikthyer në detyrë si drejtor i ALUIZNI-t, pas dorëheqjes javën e kaluar të drejtorit teknik të propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit, Ibrahim Morina.

Artan Lame ka përmbyllur sot ditën e parë të punës, pas rreth 6 javësh, ku u zëvendësua nga drejtori teknik Ibrahim Morina. Për herë të parë ai u propozua drejtor i ALUZNI-t në shtator të vitit 2013, kohë kur PS erdhi në pushtet.

Kujtojmë se deri tani janë larguar dy drejtorë teknikë të propozuar nga PD, kreu i OSHEE Haki Mustafa dhe drejtori i ALUIZNI-t Ibrahim Morina, ndërsa 6 ministrat teknikë dhe zv/kryeministrja vijojnë të qëndrojnë në detyrë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: