Zlatan Ibrahimoviç, edhe një herë, ka provuar se mosha është vetëm një numër. Mbrëmjen e te mërkures ai shenoi golin e fitores në minutat e fundit të takimit në përballjen me Crystal Palace.

United ka 8-të pikë më shumë si pasojë e golave me peshë të Ibrahimovic, ashtu si ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme ku ai dy minuta nga fundi bëri që udhetimi i tyre ne jug të Londrës të vlente 3 dhe jo vetëm nje pikë.

Ka edhe nga ata opinionistë në Angli që mendojn se Ibrahimoviç nuk e ndihmon shumë skuadrën, perveçse kur shënon, por deri më tani me 9-të gola ne 16-të ndeshje dhe me pikët e rëndësishme që ai i ka siguruar ekipit në përballjet me Hull City, Southampton, Ëest Ham, Everton dhe Sëansea, kritikat duhet te zbuten paksa.

Duhet thënë që Mourinho është duke e menaxhuar atë në mënyrë të shkëlqyer, kryesisht duke i ofruar veteranit më shumë kohë pushim gjate ndeshjeve ndërkombtare, por që të ketë startuar ne 14-të nga 15-të ndeshjet e Premier Ligës deri më tani, në moshën e tij është asgjë më pak se e jashtëzakonshme.

Zlatan shihet me admirim nga të rinjtë e United. Ka shumë arsye pse ai ka qëndruar në majë për një kohë aq të gjatë. Si fillim, Ibrahimovic punon me orë të zgjatura me fizioterapistin personal, Dario Fort. Fort, i cili punoi përkrah lojtarit edhe te PSG, paguhet nga United por nuk ulet në stolin e Mourinhos. Ai qëndron në prapaskenë duke ofruar mbështetje. Ishte Fort ai që menaxhoi të sillte në formë Ibrahimoviç përpara se të fillonte kampionati.

Dyshja punoi bashkë në një program specifik duke u siguruar se ai ishte gati të luante. Fort, italiani që ka punuar te AC Milan, aty ku edhe u prezantua me Zlatan, është kthyer në një njeri të besuar. Ai e di si të përgatisë sulmuesin. Ai di si t’i anashkalojë huqet e këqija dhe ta mbajë në formë. Gjithashtu edhe artet marciale luajnë një rol të rëndësishëm në javën e tij të stërvitjes. Nëse është ngritja e peshave apo goditja e thesit teksa dëgjon pak reggae për të qetësuar mendjen, e gjithë puna shtesë bëhet për t’i zgjatur karrierën e cila shtrihet në 20 vite dhe më shumë se 750 ndeshje profesionale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb