DURRËS- Policia e Durrësit ka asgjësuar 172 bimë narkotike në dy aksione të ndryshme në dy fshatra si dhe ka nisur procedimin penal ndaj një kryeplaku dhe dy inspektorëve pyjorë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i Mullirit”, u gjetën 40 bimë kanabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 132 fidanë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Ndonëse nuk ka autorë për kultivimin e tyre, policia ka nisur procedimin penal në ngarkim të shtetasve:
1- R. M., 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj;
2- E. C., 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës;
3- A.Ç., 30.vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: