SHKODËR- Policia e Shkodrës ka kryer një tjetër operacioni antikanabis duke evidentuar dhe asgjësuar 680 bimë kanabis sativa. Droga u zbulua në bazë te informacioneve policore në fshatin Plan Njësia Administrative Pult, në vendin e quajtur “Poshtë Qafës Boshit”.

Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
N. Gj, 25 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” Shkodër;
M. Gj, 41 vjeç, banues në Grudë e Re Shkodër.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: