TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi prej disa ditësh vijon takimet me demokratët e zhgënjyer pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai thotë se deri më 22 korrik, ditë kur do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD për kreun e ri të partisë, mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Patozi thotë se shpreson që gjatë kësaj jave të ndodhë diçka që të mund të shpëtojë PD-në nga zgjedhjet, që ai i cilëson farsë.

Patozi shpreson në ndërprerjen e fushatës për kreun e PD dhe fillimin e një gare tjetër me rregulla të barabarta loje.

Çfarë prisni deri më 22 korrik?
E vetmja gjë që mund ta shpëtojë PD-në, është që gjatë kësaj jave, eshe pse nuk është kohë e gjatë, por e mjaftueshme që diçka të ndodhë, që kjo garë të ndërpritet. E vetmja gjë mund ta shpëtojë PD-në është ndërprerja e kësaj gare dhe rifillimi i saj me rregulla loje.

Si mund të ndodhë kjo?
Kjo mund të ndodhë nëse Basha do të reflektojë. Kjo mund të ndodhë nëse demokratët do t’ia bëjnë të pamundura atij takimet e ardhshme elektorale. Apo mund të themi që të ketë një instrument, i cili me shumë mundësi nuk do të përfillet, i cili do ta detyrojë Bashën që të marrë një vendim tjetër. Unë nuk mund t’i parashikoj të gjitha çfarë mund të ndodhë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: