TIRANE- Lëvizjen për të mos lejuar një garë farse në PD dhe për ta ringritur këtë parti, Astrit Patozi dhe mbështetësit e tij e kanë zhvendosur sot në qytetin e Vlorës. Përpara tyre, ai tha se ka ardhur koha që të mos e lejojnë me Lulzim Bashën të humbë sërish, ndërsa tregoi she numrin e votave që PD-ja ka marrë më pak në rang vendi.

“Kësaj here na nxori në kategori të dytë, pas katër vitesh na çon edhe në kategori të tretë.

Ne kemi humbur 200 mijë vota, por nëse ai vazhdon me farsë elektorale do humbim edhe më shumë. Ai i do mbajë çelësat e kosheres, por bletët nuk do jenë më aty. Ne që jemi këtu jemi PD. Se kuptoj pse po ngutet për ta mbyllur shpejt këtë punë dhe për të marrë çelësat e PD. Kjo nuk është zgjidhje”,- tha Patozi.

Sipas tij, “Kryetari s’mund të vendosë i vetëm dhe me familjarët e tij se kur puthet apo pështyhet me Edi Ramën. Kjo është partia e lirisë dhe ka lindur nga liria. Ne duhet ta detyrojmë të ndërpresë farsën elektorale”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: