TIRANE- Kryesuesi i grupit anti-Basha, Astrit Patozi vijon edhe sot të shkruajë për një personazh misterioz brenda PD-së që bën batuta. Ai thotë se ka drekuar sot me personin në fjalë që nuk pranon të identifikohet, por që ka një hall për PD-në, që të gjejë kryetarin e duhur që fiton garat me të tjerët.
19894934_1505107939549104_4434335006022327088_n
STATUSI I PATOZIT
Sot hënga drekë me autorin e batutës së djeshme. Jo për atë shkak, por se ashtu qëlloi dhe na u përputhen “agjendat”. Përfitova nga rasti dhe e pyeta, nëse mund ta bëja publik emrin e tij, tani që rezultoi se gjetja ishte e sukseshme. “Kam pasur kërkesa të pafundme nga anëtarë dhe figura të Partisë Demokratike, që janë kuriozë të dinë se kush ishte autori i batutës, i thashë unë. Por ma preu shkurt: “Ore, të mos merren për të më gjetur mua ata, se nuk ka rëndësi fare, por të gjejnë njeriun që fiton garën me partitë e tjera, se ai është hall.”

BATUTA E DJESHME
“Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: