TIRANE- Zbardhet e plotë ngjarja e dy ditëve më parë ku mbeti i plagosur aktori Mishel Prela si dhe roli që kishin anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal që morën përsipër eliminimin e tij.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në një konferencë për shtyp zbuloi se vrasja e 31-vjeçarit Prela ishte porositur për hakmarrje, ndërsa sqaroi me detaje se si ishte organizuar grupi prej pesë vetash për të çuar në vend hakmarrjen.

Sipas tij, Ervin Zallumi, 30 vjeç nga Tirana pagoi 80 mijë euro që të vritej aktoi, ndërsa vrasjen e mori përsipër Shkëlzen Buci nga Peshkopia bashkë me tre të tjerë.

Gjatë arrestimit policia i gjeti këtij të fundit edhe një pistoletë TT model 54 me të cilën mësohet të ketë qëllur mbi Prelën. Mbrëmjen e atentatit, më 20 korrik ai ka qënë nën shoqërinë e Miklar Tolës, 32 vjeç nga Tiranë, kur ka qëlluar mbi Prelën. Detyra për t’i larguar nga vendi i ngjarjes i ishte besuar 41-vjeçarit Trimi Hidri. Si bashkëpunëtor është arrestuar edhe një 22-vjeçar.

GRUPI KRIMINAL
Ervin Zallumi, 30 vjeç nga Tirana (Porositësi)
Shkëlzen Buci, 34-vjeç nga Peshkopia (Ekzekutori)
Miklar Tola, 32 vjeç nga Tirana (bashkëpunëtor në ngjarje)
Trim Hidri, 41 vjeç (largoi autorët nga vendi i ngjarjes)
Ermir Tola, 22 vjeç (bashkëpunëtor)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb