TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku dy persona u vranë pas një atentati me armë zjarri.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ky është narko-­shteti i Noriegës.

Në këtë atentat mbetën të vdekur pronari i një televizioni lokal në Vlorë, Erven Hyseni, dhe drejtori i OSHEE Vlorë, Roland Saliu.

Berisha sjell në vëmendje edhe sasi prej rreth 1 ton që u kap mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.

“Tronditet Vlora!
Bilanci i sotëm i narko-shtetit të Noriegës:
– ekzekutohen në Sheshin e Flamurit në një atentat mafioz, drejtori i OSHEE dhe
pronari i një televizioni lokal.
– ekzekutorët, sipas rregullit ikin në drejtim të panjohur.
– Kapet dhe një ton kanabis!
Të bashkohemi të gjithë kundër narko-shtetit të Noriegës! sb”, shkruan Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb