TIRANE– Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin ndaj presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarri, të cilit iu vendos eksploziv në makinë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në zonën e Bathores.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Qarri ishte në një lokal kur ka ndodhur shpërthimi, ndërsa makinën tip “Hummer” e kishte parkuar pranë lokalit.

Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Në dëshminë e tij paraprake, presidenti i Kamzës ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin, dola nga lokali dhe pashë makinën time. Mendova se është shkëndijë elektrike. Makina kishte mbi 5 orë e parkuar. Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam as borxhe dhe s’i frikësohem askujt”- ka thënë Qarri.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se një nga pistat ku po hetohet është ajo për çështje borxhesh.

Naim Qarrri është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: