TIRANE- Mbrëmjen e djeshme shumë pranë gjimnazit “Partizani”, në rrugën “4 dëshmorët” në Tiranë është qëlluar me armë një i ri. Pak orë pas ngjarjes zbulohet se mbi të është qëlluar me gjashtë plumba pistolete. Kanë që kalimtarët ata që e kanë gjetur të shtrirë të gjakosur në rrugë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për BalkanWeb se i riu ka paraqitur në spital një kartë identiteti me emrin Edison Delia, por më pas është zbuluar se ka identitet tjetër. Të njejtat burime saktësojnë se ka dyshime që i riu nuk tregon identitetin e saktë për shkak të problemeve që mund të ketë pasur me drejtësinë.

Konfliket e mundshme që mund të ketë pasur në të kalurën janë edhe pista kryesore ku po hetohet.
auto_2317811500582053

auto_2317831500582052
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të kryeqytetit dhe vazhdon krehja e zonës ku ndodhi plagosja për të rënë në gjurmët e atentatorëve. Sakaq, grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb