VLORË- “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Fatjon Sinani ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen ‘Partizani, shumë pran spitalit të qytetit. “BalkanWeb” ka mësuar se vrasja e Sinanit, i cili u qëllua me 3 plumba nga dy persona, ndodhi në sy të bashkëshortes së tij. Raportohet se gruaja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, pas skenës së llahtarshme që pa.

vlore 54

40-vjeçari prej 4 vitesh jetonte me qira në qytetin bregdetar, bashkë me të shoqen. Banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri të qetë.

Bashkëshortja e tij punonte si rrobaqepëse, ndërsa Sinani si punëtor krahu. Burime të policisë thanë për “BalkanWeb” se Sinani nuk kishte precedentë penalë. Një nga pistat e mundshme ku po heton policia është hasmëria, por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera. Makina që dyshohet se përdorën vrasësit e Fation Sinanaj u gjet e braktisur nga policia e Vlorës. Ndërkohë, njëri prej autorëve të dyshuar u shoqërua, ndërsa bëhet fjalë për Neritan Qejvani. Sakaq, policia është vënë ndjekje të autorit të dytë, i cili mundi të largohej nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

vlore 1

Sipas policisë, “pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerave” është gjetur i braktisur një automjet tip Benz 2500 me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, i cili mund të jetë përdorur nga autorët dhe që mund të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur”. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një pistoletë tip ‘Berete’.
vlore 2
vlore 3vlore 5vlore 4
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: