TIRANË- Më 12 gusht të vitit të kaluar ai u arrestua nga policia për plagosje, një ngjarje e ndodhur tek “Komuna e Parisit” më 3 gusht të vitit 2016, por rezulton autor edhe i 3 plagosjeve të mëparshme, për të cilat ka kryer edhe burg.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Klajdi Kodra, djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, i cili është arrestuar për atentatin e ndodhur dy ditë më parë sërish tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur 26-vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët, bashkë me Dejvis Rrustemaj.

Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.
Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.

Tre plagosjet dhe atentati
Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.

Ndërkaq, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Sipas policisë, u shpall në kërkim shtetasi Klajdi Fatmir Kodra.
Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër dyshohet se shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Por shtatori e kaluar Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.

Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qyte. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb