Athinë- Policia greke ka sekuestruar 105 kg marijuanë, e cila ishte trafikuar nga kufiri i gjelbër Sarandë-Igumenicë. Mjeti që transportonte drogën u arrit të kapej në Elefsina në Athinë. Në mjet ndodheshin 50 pako me 105 kg marijuanë. Policia greke vuri në pranga drejtuesin e mjetit një shqiptar, 25-vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe 2 shqiptarë të tjerë, një grek dhe një ukrainas të përfshirë në organizimin e trafikut.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb