Atletico Madrid është skuadra e parë që ka siguruar gjysmëfinalet e “Champions League” pas barazimit 1-1 në fushën e Leister City. Madrilenët e vegjël kualifikohen pasi takimin e parë e luajtur në “Vinsente Calderon” fituan 1-0 falë golit të Griezman.

Leicester City vs Atletico Madrid 1-1 All Goals… by YNWAHD

Real Madrid ka kaluar në gjysmëfinale duke e eliminuar Bayern pas kohës shtesë me rezultat të përgjithshëm 6-3. Ndeshja e zhvilluar në Santiago Bernabeu pas 90 minutave u mbyllën me fitoren e Bayern 2-1, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Pas 120 minutave galaktikët përmbysën rezultatin në 4-2 . Në kohën shtesë Cristiano Ronaldo shënon për 2-2 me kokë pas një asisti të Ramos edhe pse CR7  ndodhej në pozicion jashtë loje. Në një kundërsulm nga Marcelo, Ronaldo kompletoi het-trikun në këtë ndeshje për ta dërguar Reali në avantazh për 3-2. Asensio në fund shënoi një gol të bukur me super aksion për t’i vendosur shifrat përfundimtare 4-2. Real Madrid kualifikohet për në gjysëmfinalet e Champions League me rezultat të përgjithshëm 6-3.

http://www.dailymotion.com/video/x5is5ts_sport
http://www.dailymotion.com/video/x5is514_2-2-cristiano-ronaldo-2nd-goal-18-04-2017-hd_sport


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb