KORCE– Qyteti i Korçës i njohur ndryshe si qyteti i serenatave ka marrë një pamje tjetër me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Qyteti është zbukuruar me drita dhe dekorin e ri, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Rrugët kryesore të qytetit, duke përfshirë edhe disa ndërtesa të rëndësishme dhe historike kanë marrë tjetër pamje, duke sjellë një atmosferë festive mjaft të këndshme.

Këto zbukurime ia kanë rritur edhe më tepër gjallërinë qytetit, duke bërë që të marrë pamjen e një qyteti që feston.
24740788_368741816884994_1827866004_n

24740505_368741820218327_900963756_n

24829416_368741833551659_2133829054_n

24740570_368741850218324_346743522_n

24581061_368741856884990_552979966_n

24824230_368741823551660_456877093_n

24581010_368741793551663_554437688_n

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: