Në panairin e makinave të zhvilluar në Shangai, Audi ka ardhur me një version të ri. Kompania gjermane ka prezantuar konceptin elektrik E-Tron Sportback, i cili për nga forma dhe dimensionet mund të krahasohet me BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe.

Audi E-Tron Sportback është i gjatë 4,90 m, i gjerë 1,98 m dhe i lartë 1,83 m, derisa distanca ndërmjet boshteve është 2,93 metra.  Vetura ka bateri të kapacitetit 95 kWh, e cila i siguron autonomi në vozitje prej më shumë se 500 km. Sipas të dhënave të fabrikës, automobili nga 0 deri 100 km/h i arrin për 4,5 s, shkruan Driving.ca

Audi njoftoi se E-Tron Sportback nuk do të mbetet vetëm në nivel të konceptit, porse versioni i prodhimit planifikohet për vitin 2019.   Makina ka një motor 430 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 4.5 sekonda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb