TIRANE- Audiopërgjimi i publikuar nga PD ku implikohet vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj ku pretendohet se flet për trafikantë droge, është bërë sot temë debati në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’.

I ftuar në studio, analisti Fatos Lubonja deklaroi se ky audiopërgjim e dobëson dhe diskretiton rolin e ministrit Xhafaj dhe se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Duhet të verifikohet sesa i vërtetë është ky përgjim dhe kush është ky bashkëpunëtor dhe i kujt është ky bashkëpunëtor. Në këtë rast duhet të ketë hetime. Nuk mendoj që është e sajuar, pasi do përbënte vepër penale. Mendoj se duhej të ishte më i qartë interpretimi i këtij fakti. Nëse del i vërtetë do ishte shumë i rëndë. Në Shqipëri është vështirë që një vëlla të mos dijë se me çfarë merret një vëlla tjetër. Por nëse Agron Xhafa vazhdon të ketë aktivitet kriminal deri tani, këtu është fushë e hetimit.
Kjo gjë e dobëson, diskretiton rolin e ministrit Fatmir Xhafaj. Kur flasim për Xhafën duhet të dimë se kjo lidhje është kompromentuese dhe të gjitha këto kërkojnë një lloj hetimi sa më objektiv dhe të besueshëm. Duhet që ministrit të tërhiqet”, tha Lubonja.

Po ashtu Lubonja shtoi se: “Kjo është ajo ‘gjethe fiku’. Nuk duhet të përdoret fare. Kjo PD që akuzon duhet të punojë nëse do të vijë në pushtet. Problemi është sistemi ekonomik që kemi ngritur. Nëse ti jeton përmes këtyre, nëse ia fut dorën në xhep, e dimë se bëjmë teatër kot. Ne e filluam në vitet ’91 se nuk kishim me ca të bënim kompeticion, me krahun e punës dhe me trafikantët. Ata e dinë mirë se ca kanë bërë, se si është historia e Agron Xhafës dhe Saimri Tahirit. I dinë dhe lekët si kanë jetuar dhe ku i investojnë. Ndaj i ka ngelur mashtrimi dhe gënjeshtra”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb