Mesfushori i Real Madrid, Mateo Kovaçiç mund të rikthehet tek Interi. Gazetari i njohur sportiv italian Gianluca Di Marzio raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është takuar me menaxherin e mesfushorit kroat, për të diskutuar rikthimin e Kovaçiç në “San Siro”. Di Marzio thotë se detajet e këtij takimi do të publikohen më vonë dhe se mendohet të jetë arritur marrëveshja mes lojtarit dhe klubit zikaltër, ndërsa Reali ka pranuar ta rikthejë lojtarin te Interi dhe pëlqen më shumë huazimin se shitjen e kroatit.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: