AUSTRALI – Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë “One Nation”, në Austali Pauline Hanson shokoi të gjithë hyri me burka në sallën e Senatit.

Partia e saj po përpiqet me forcë ta ndalojë veshjen tradicionale myslimane në këtë vend dhe 63-vjeçarja e tregoi qartë se çfarë impakti mund të ketë ajo te të gjithë.

Por prokurori i Përgjithshëm, George Brandis e dënoi marifetin e saj dhe këshilloi më tepër kujdes, sepse sipas tij veprime të tilla mund të përbëjnë fyerje për grupet fetare.

“Senatore Hanson, ne nuk do ta ndalojmë perçen. Bëj shumë kujdes me ofendimet që mund të shkaktosh. Kemi rreth gjysmë milioni australianë në këtë vend, që besojnë te feja islame dhe shumica e tyre janë qytetarë të rregullt, të cilët zbatojnë ligjet me korrektësi” i vazhdoi senatori, Brandis. Hanson, më pas e hoqi perçen.

“Jam shumë e kënaqur që po e heq këtë gjënë, sepse ajo nuk ka vend në Parlamentin tonë. Unë dua ta kërkoj heqjen e perçes në emër të një numri të madh banorësh të këtij vendi”, tha Pauline Hanson, senatore.

Që prej zgjedhjes së saj në Parlament në vitin 1996, Hanson ka shkaktuar vazhdimisht polemika dhe në vitin 2016 u kritikua ashpër kur tha se Australia po kthehej nga myslimanët në një moçal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb