AUSTRALI< Të paktën pesë persona janë plagosur, mes tyre edhe një foshnje, pasi një makinë është futur mes këmbësorëve në një rrugë tepër të ngarkuar në Sidnej. Mediat raportojnë se një grua ndodhet në gjendje kritike. Policia beson se shoferi nuk është futur qëllimisht mes grupit të njerëzve, por ka pësuar një problem shëndetësor. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare, njoftojnë më tej mediat. “Makina po vinte drejt nesh teksa humbi kontrollin dhe goditi njerëzit”-është shprehur një prej dëshmitarëve. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb