MAQEDONI– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veles të Maqedonisë, ku një autobus ka dalë nga rruga, është rrokullisur dhe ka përfunduar në një humnerë.

Sipas mediave maqedonase, autobusi është me targa të Greqisë dhe dyshohet se në të udhëtonin turistë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘Kulla’.

Nga aksidenti janë plagosur 20 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin rrugor Veles-Katllanovë. Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb