Te Flamurtari ndodh ajo që nuk pritej. Kur kishin mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit që për vlonjatët po rezulton tejet i vështire për shkak të pozicionit ku ata renditen, çështje që nuk kanë të bëjnë me sportin kanë prishur harmoninë aq të dëshiruar në këtë sprint të fundit.

Futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen e sotme pasi pretendojnë se nuk kanë marrë rrogat përpos premtimeve të administratorit Sinan Idrizi. Një përfaqësi e lojtarëve janë takuar me shefin e klubit, Ardi behari, duke i kërkuar llogari për situatën aspak pozitive të krijuar. Pas një debati mes Beharit dhe një pjese të futbollistëve, këta të fundit i kanë bërë të ditur drejtuesit se nuk do të merrnin pjesë në stërvitjen e planifikuar për pasditen, raporton “panorama sport”.

Jo vetëm bojkotimin e stërvitjes, por lojtarët kanë paralajmëruar se në rast mosshlyerje të pagesave, ata do ndërmarrin hapin tjetër të sabotimit të dy ndeshjeve të fundit. Sipas burimeve pranë klubit vlonjat, pavarësisht pretendimeve dhe premtimeve të administratorit Idrizi, lojtarët kanë që në dhjetor pa u paguar.
Idrizi-Gjyrezi-470x266
Kujtojmë se megjithëse Flamurtari renditet i 7 me 36 pikë, rrezikon të bie nga kategoria pasi diferenca me Tiranën e vendit të 9-të është vetëm 1 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: