KORCË – Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Një automjet ka dalë nga rruga duke u aksidentuar. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë dy persona.

Ndërkohë policia ka shkua menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit, si dhe identifikimin e të aksidentuarve.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.08.2017 jemi njoftuar se në Kapshticë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyndai” me targa HAE 8836 me drejtues mjeti shtetasin A.P, 50 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar ky i fundit, vëllai i tij shtetasi G.P, 45 vjeç dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit shtetasja O.P, rreth 43 vjeçe, pasagjerë në mjet.

Të tre shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore, në Spitalin e Bilishtit ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: