Avioni malajzian me 239 persona në bord, i zhdukur 8 marsin e vitit 2014, fluturoi për 4 orë mbi Oqeanin Indian, deri në mbarimin e karburantit, shkruan “New York Times”, që hedh dyshime mbi njërin nga pilotët, duke hapur kështu një spirale të re e shqetësuese dyshimesh, mbi fatin e fluturimit të zhdukur “MH370” të “Malaysia Airlines”.

Gazeta prestigjioze ka arritur të sigurojë një dokument konfidencial të hetimeve policore mbi ngjarjen, ku ka bashkëpunuar edhe FBI-ja amerikane.

Aty rezulton se, kapiten Zaharie Ahmad Shah, një muaj përpara incidentit kishte simuluar një udhëtim vetëvrasës, ku ndiqte një rrugë të ngjashme me atë që mendohet të ketë përshkuar “MH370”-ta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: