TIRANË- Një 24-vjeçar nga Tirana i shoqëruar nga babai i tij janë konfliktuar për motive të dobëta me një 32-vjeçar pranë rrugës së Dibrës në kryeqytet.

Në sherr e sipër 24-vjeçari Helios Tarja e ka qëlluar me thikë, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë në vend. Mësohet gjithashtu se i ati është proceduar në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.4, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Helios Tarja, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën e “Dibrës”, së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A. B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi Helios Tarja, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, shtetasin A. B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb