GRAMSH- Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kandidatët e PS, zhvilluan një takim me rininë e Gramshit.

Balla u tha të rinjve se Gramshi sot nuk ka nevojë për tunelin ku është zhytur PD me protestat e saj të dështuara, por ka nevojë për shumë reforma të tjera dhe shumë punë.

“Protesta e dështuar e PD sot tregon se ata për fat të keq kanë hyrë në një tunel pafund. Ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga tuneli, ofruam gjithçka, por ne nuk mund të presim derisa Saliu të bindet se Luli nuk e bën dot atë punë. Nuk presim dot. Kështu që PD le të vazhdojë në tunel, ne duhet të vazhdojmë angazhimin që kemi ndaj Gramshit dhe ndaj Shqipërisë që duam. Kemi detyrë shumë historike përpara të cilën do ta bëjmë me Gramshin, me të rinjtë e të rejat e Gramshit dhe me popullin shumë të nderuar të Gramshit i cili gjithmonë i ka dhënë fitore PS”, – tha Balla.

Ndërsa deputeti i PS, Anastas Angjeli përpara të rinjve të Gramshit vuri në dukje reformën më të rëndësishme të qeverisë në dobi të tyre, reformën e arsimit të lartë e cila u ktheu vlerën diplomave dhe u dha fund universiteteve “kioska”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: