Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Bamir Topi konfirmon: FRD do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit

Bamir Topi

TIRANE- Partia Fryma e Re Demokratike do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Këtë e ka shprehur ditën e sotme, vetë kreu i kësaj force politike, Bamir Topi. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se FRD nuk luan me afate të tjera, ndonëse ka respekt për kauzën e opozitës.

Sipas Topit politika e vendit ka hyrë në disa labirinte ku mund të futen vetëm minjtë, duke nënkuptuar se kriza ka arritur një dimension absurd.

“Fryma e Re Demokratike, unë personalisht jemi shprehur me kohë për nevojën dhe domosdoshmërinë e reformimit të kodit zgjedhor, zë i cili ka rënë në vesh të shurdhër. Prononcohet drejt që do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhje në afatin kushtetues. Se qoftë si filozofi politike, qoftë edhe si profil i ish-kryetarit të shtetit, ne nuk mund të luajmë me afate të tjera. Politika jonë është futur në labirinte ku futen minjtë. Reforma në Drejtësi është bllokuar, duke gjetur alibi. Kërkojmë me forcë reformimin e Kodit Zgjedhor. FRD do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit. Kam respekt për kauzën e opozitës. Zëri ynë në vesh të shurdhër”, u shpreh Topi.

Po ashtu, Topi hodhi akuza se partitë e mëdha gjejnë para për të paguar lobues dhe se populli tashmë fare lehtësisht bën diferencën mes një partie të pasur dhe një të varfre.
(el.sp/BalkanWeb)



Komente ( 11 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.