Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e ka cilësuar si të vështirë situatën konfliktuale në të cilën gjendet vendi. Ai u shpreh kundër krijimit të një qeverie teknike dhe tha se vendimet e opozitës janë ekskluzive e tyre, duke mohuar t’i komentojë ato.

Ish-Presidenti i Republikës theksoi se ishte dështimi i procesit zgjedhor  ka krijuar kaosin politik.

“Në rast se ka vullnet politik duhet ta mbyllin historinë e kodit zgjedhor. Dështimi i procesit zgjedhor ka krijuar kaos politik që rrjedhimisht kalohet në kaos shoqëror. Përgjegjësia është e dyanshme. Edhe opozita ka të njëjtën përgjegjësi,” tha ai.

Bamir Topi gjithashtu shtroi propozimin për t’u hequr komisionerët partiakë në zgjedhje.

“Përgjegjësia për situatën është e komisionit bipartiazan. Ne sot kemi komisionerë partiakë si në vitin 2013. Çfarë duhet të themi ne që nuk kemi komisionerë? Propozimi im është që të hiqen komisinerët partiakë”, tha Topi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: